Policia kërkon ndihmë për gjetjen e këtij personit

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim një person.

Ai dyshohet se kreu vjedhje brenda një market në qytetin e Prishtinës. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga ana e PK-së.

‘’Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, në hetimin që po zhvillohet për rastin “Vjedhja” të ndodhur më 24.01.2024, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me  informacionet e tyre të ndihmojnë në drejtim të identifikimit  të personit të dyshuar sipas tipareve fizike apo  lokalizimin e  vendndodhjes së të dyshuarit të shpallur në kërkim’’, thuhet në njoftimin e PK-së.

Policia ka ftuar qytetarët që kushdo që ka informacion lidhur me këtë të larmojë organet e rendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *