Policia jep informacione për zjarrin që përfshiu Muzeun e Muzikës në Gjakovë

Muzeu i Muzikës në Gjakovë është përfshirë nga zjarri.

Njësia e Zjarrfikësve janë duke bërë përpjekje për lokalizimin e zjarrit.

Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë Rajonale në Gjakovë, tha se nuk është raportuar për persona të lënduar.

“Mund të ju konfirmoj se Muzeu i Muzikës në Gjakovë është përfshirë nga zjarri. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe Njesia e Zjarrëfikësve të cilët janë duke bërë përpjekje për lokalizimin e zjarrit. Nuk është raportuar për pasoja në njerëz”, tha ai për Express.

Lidhur me rastin është deklaruar edhe zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku, i cili e ka akuzuar Komunën e Gjakovës se e ka “lënë me u shkatërru një trashëgimi me vlera, sipas gjitha gjasave me e ndërtu ndonjë banesë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *