Policia jep detaje rreth alarmit për bombë që ndërpreu festivalin e Ramë Lahaj

Policia e Kosovës ka konfirmuar se kanë pranuar një informacion që lidhjet me një kërcënim me mjet shpërthyer një kompleksin e Universitetit të Prishtinës.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti ka konfirmuar për “Zërin” se policia ka dal në vendin e ngjarjes për të menaxhuar situatën.

“Rreth orës 19:30 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Kompleksin e Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situaten”, tha Ahmeti.

Kujtojmë se alarmi për bombë ka bërë që të ndërpritet festivali “Rame Lahaj International Opera Festival”, i cili po mbahet në ambientet e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *