Mbrëmë është përfshirë nga zjarri objekti i Institutit të Mjekësisë Ligjore.
Zjarri është lokalizuar, njofton policia në raportin e saj 24-orësh.
Nga zjarri nuk ka persona të lënduar, teksa rasti është nën hetime.
Njoftimi i plotë i policisë:
INCIDENT ZJARRI/Instituti i Mjekësisë Ligjore, Prishtinë 25.03.2023, 20:20. Është raportuar se është përfshi nga zjarri objekti i Institutit të Mjekësisë Ligjore. Njësit policore si dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime.
Shpërndaje