Sot rreth orës 12:00 ndodhi një aksident në Novobërdë, ku si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar tre persona.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se rasti është duke u hetuar.
“Ju njoftoj se një aksident trafiku ka ndodhë sot me 26 .06.2022, rreth orës 12:00 në fshatin Stanishor komuna Novobërd, ku kanë qenë të përfshira dy vetura. Si pasojë e aksidentit tre persona janë lëndu lehtë, si dhe janë shkaktu dëme materiale. Policia e Kosovës, njësitet e trafikut rajonal janë duke i hetuar shkaqet e akdidentit”, u shpreh ai për Gazetën Demos.