Policia jep detaje për aksidentin në Podujevë, ku vdiqën dy persona

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin e djeshëm në fshatin Sibovc të Podujevës, ku vdiqën dy persona.

Sipas PK-së aksidenti ndodhi në mes një veture me targa të huaja dhe një autobusi me targa vendore, në magjistralen Podujevë-Prishtinë. Si pasojë e këtij aksidenti, lëndime vdekjeprurëse kanë pësuar drejtuesi dhe pasagjeri i veturës, viktimat një mashkull dhe një femër kosovarë, vdekjen e të cilëve e ka konstatuar ekipi mjekësor.

“Poashtu lëndime trupore kanë pësuar edhe dy pasagjerë tjerë, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me rastin në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitë relevante policore, ndërsa trupat e pajetë me urdhër të prokurorit janë dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Policia më tej ka njoftuar se drejtuesi i autobusit i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje. /Zëri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *