Policia gjen në Prishtinë automjetin me njolla gjaku, dyshohet se barti një të lënduar nga një rast në Gjilan

Policia e Kosovës nuk ka konfirmuar se në Prishtinë sot pati të shtëna armësh me të plagosur.

Siç bën të ditur për Klankosova.tv, zëdhënësja e policisë për rajonin e kryeqytetit, Flora Ahmeti, bëhet fjalë për një rast, ku në Prishtinë, është raportuar për një veturë brenda së cilës shiheshin njolla gjaku.

Njësitet policore kanë identifikuar ngasësin e automjetit, i cili bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se vetura në fjalë ka transportuar një person të lënduar në një rast i cili po trajtohet nga Drejtoria Rajonale Gjilan.

”Sot rreth orës 12:00, policia njofton se kanë pranuar informatën që në rrugën “Konstandin Kristoforidhi” në Prishtinë gjendet një veturë në të cilën shihen njolla gjaku. Organet e rendit njoftojnë se menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilat kanë identifikuar ngasësin e automjetit, të cilin për intervistim e kanë shoqëruar në stacion policor. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se vetura në fjalë ka transportuar një person të lënduar në një rast i cili po trajtohet nga Drejtoria Rajonale Gjilan”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *