Gazeta Sinjali pak më parë raportoi ekskluzivisht për arrestimin e tre të dyshuarve për rrëmbimin që ndodhi mbrëmë në Mitrovicë, ku një 18-vjeçare dyshohet se u keqtrajtua për orë të tëra nga Berat Musliu, Hajdin Musliu dhe Gentian Balaj.
Arrestimin e tre të dyshuarve e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka bërë të ditur se njëri nga po hetohet edhe për veprën penale ‘Dhunim’.
Sinjali mëson nga burimet e veta se bëhet fjalë për Berat Musliun, i cili dyshohet se në muajin mars e kishte dhunuar 18-vjeçaren, por që rasti nuk ishte denoncuar në Polici.
Njësitet policore kanë kryer bastisje në shtëpinë e Musliut, ku gjatë kontrollit kanë gjetur sasi të substancës së dyshuar narkotike, ndërsa në shtëpitë e Hajdin Musliutdhe Gentian Balajt nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.
Me urdhër të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë dhe të njëjtit do të hetohet për veprat penale ‘Rrëmbim’, përpos Berat Musliut që ngarkohet edhe me veprën penale ‘Dhunim’.
Të gjitha detajet me ngjarjen e rëndë mund t’i lexoni në linqet e mëposhtme.