Policia fillon hetimet ndaj zyrtarëve policorë në rastin e dhunimit të 11 vjeçares

Dhunimi i një të miture 11 vjeçare në Prishtinë ka shokuar opinionin e gjerë.

Policia e Kosovës do të hetojë neglizhencën eventuale të zyrtarëve policorë në rastin e dhunimit të 11 vjeçares.

E mitura në gusht u dhunua nga pesë persona, por më pas u raportua se seksualisht ishte dhunuar edhe në qershor, nga gjashtë persona.

“IPK ju konfirnon se kemi filluar një hetim paraprak që të shohim dhe verifikojmë se cilat kanë qenë veprimet ose neglizhenca eventuale të zyrtarëve policorë në lidhje me dy rastet e raportuara për vajzën e mitur”, thuhet në përgjigjen e IPK-së për Express.

Rasti i 11 vjeçares ka alarmuar opinionin kosovar. Janë organizuar protesta në Prishtinë, Tiranë dhe Shkup.

11 të dyshuarit janë arrestuar dhe hetimi për rastin është duke vazhduar edhe më tutje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *