Rashit Qalaj, ish-drejtor i Policisë së Kosovës për Front Online ka folur edhe për kushtet që ky institucion i ka.
Ai thotë që duhet të përkushtim dhe përmirësim i kushteve në të cilat janë zyrtarët policorë,, duke filluar nga pagat, sigurimi shëndetësorë, e pensioni i parakohshëm.
“Është e paarsyeshme, policia meriton edhe paga më të mira, edhe kushte më të mira, edhe mirëqenie më të mirë, meriton sigurime jetësore e shëndetësore, meriton pension të parakohshëm. Mos harroni që pa siguri absolutisht nuk ia vlen që të jetohet në këtë vend. Siguria është elementare dhe duhet ne të përkushtohemi shumë që të krijojmë institucioneve të sigurisë kushte që ata të kryejnë detyrën e tyre pastaj të funksionojë çdo gjë në vend”, tha ai.
Policia e Kosovës nuk ka sigurim shëndetësor, e sipas Qalajt kjo është e paarsyeshme dhe e pafalshme.
“Ne varemi shumë nga puna e policisë, nga puna e policëve dhe policeve të Kosovës, dhe unë i bëjë thirrje Qeverisë që të kujdeset për pagat e tyre, të kujdeset për rrezikshmërinë dhe po ashtu kushtet e përgjithshme të policëve tanë. Është policia e vetme në botë që nuk ka sigurim shëndetësorë, është e pakuptimtë, është e pafalshme, është e paarsyeshme dhe çdo zvarritje tani e tutje që mos të kenë këto kushte elementare, mendoj që nuk asnjë arsyetim”, tha ai për Front Online.
Brenda këtij tetë mujori nga Policia e Kosovës kanë dhënë dorëheqje rreth 50 pjesëtarë.