Policia e shpall në kërkim të riun për vrasje në tentativë, ai kishte vdekur tre ditë më parë 

Dorian Shurdhi është i riu që akuzohet se ka plagosur Kujtim Metën, në Lushnje, pak muaj më parë. Ai u shpall në kërkim nga policia e Lushnjes ditën e djeshme, pasi vetëm dje u arrit të identifikohej.

Por blutë e Lushnjes e kanë shpallur në kërkim të riun pas vdekjes së tij.

Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se i riu është gjetur tre ditë më parë i vdekur në shtëpinë e tij në Belgjikë. Deri më tani dyshohet se vdekja e tij ka ardhur nga mbidoza.

Miqtë e tij kanë shprehur dhimbjen e madhe në rrjetet sociale.

Por çfarë fshihet pas kësaj? A është vërtet Dorian Shurdhi autor i plagosjes së Kujtim Metës, apo një dorë tjetër po përpiqet të eleminojë kundërshtarët në Lushnje?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *