Policia e Kosovës lidh kontratë për marrjen me qera të makinerive të rënda me këtë Kompani

Policia e Kosovës ka nënshkruar një kontratë, që parashihet të kushtojë deri në 124 mijë euro, për marrjen me qera të “makinerive të rënda” nga një kompani private që merret me thyerjen e gurit.

Kontrata mes Policisë së Kosovës dhe kompanisë private All Stone Sh.p.k., me bazë në Obiliq, është lidhur të hënën përmes një procedure urgjente të prokurimit, bazuar në të dhënat e publikuara në platformën e-prokurimi.

Marrëveshja e lidhur mes palëve ka një çmim të peshuar prej 175.40 euro, derisa kontrata është paraparë të kushtojë deri në 124 mijë euro, raporton Paparaci.

Sipas kontratës, Policia e Kosovës do të marrë me qera “makineri të rëndë” nga kompania All Stone Sh.p.k.

Të dhënat e publikuara në platformën shtetërore e-prokurimi, nuk tregojnë detaje mbi marrëveshjen mes palëve. Nuk dihet se cilat pajisje “makineri e rëndë” do t’i shfrytëzojë me qera Policia e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *