Po vazhdon edhe në këto momente bastisja e shtëpisë së ish këshilltarit të Hashim Thaçit, Bashkim Smakaj.
Forca të shumta të EULEX-it të asistuar edhe nga Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Speciale në Hagë që nga mëngjesi po kryejnë bastisje në dy lokacione në Prishtinë.
Përveç shtëpisë së ish shefit të AKI-së, bastisje po zhvillohet edhe te shtëpia e Blerim Shalës, ish këshilltarit të presidentit Thaçi.
Ekipi i IndeksOnline po i përcjell nga afër këto zhvillime ndërsa deri më tani nuk dihet nëse është marrë ndonjë provë./IndeksOnline/