Policia e konfirmon për Neutral vetëvrasjen në Ferizaj, jep detaje

Një person ka kryer vetëvrasje sot rreth orës 13:00 në rrugën “Emin Duraku” në Ferizaj, shkruan Gazeta Neutral.

Policia e ka konfirmuar rastin për Gazetën Neutral dhe në përgjigjen e tyre thuhet se viktima është mashkull, i moshës rreth 29 vjeçar.

Gazeta Neutral ka siguruar video nga vendi i ngjarjes ku dyshohet se tani viktima i dha fund jetës së tij.

Ju njoftojme se rreth 13:00 kemi pranuar një informacion se në rrugën “Emin Duraku” në Ferizaj në një objekt banesor në ndërtim e sipër , një person ,mashkull i moshës rreth 29 vjeçar, dyshohet se ka bërë vetvrasje.

Mjekët nga Qendra Emeregjnte e Ferizajt, në vendin e ngjarjes kanë konstatuar vdekjen e tij.

Ekipe të policisë rajonale janë në vendin e ngjarjes dhe po e hetojnë rastin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *