Policia deklarohet për vrasjen që ndodhi mbrëmë në Skenderaj

Mbrëmë ka ndodhur një vrasje e rëndë në Baks të Skenderajt.

Lidhur me këtë janë deklaruar nga Policia e Kosovës se në rrethana të panjohura janë plagosur mes veti tre meshkuj kosovarë.

Dy të lënduar janë dërguar në emergjencën e Skenderajt, ku njëri prej tyre ka ndërruar jetë, ndërsa tjetri është duke qëndruar në QKUK.

Kurse personi i tretë i plagosur në këtë rast është dërguar fillimisht në emergjencën e Drenasit e më pas në QKUK.

Nga të dyshuarit njoftohet të jetë konfiskuar një AK-47 dhe një pushkë gjuetie.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në obduksion, ndërsa dy të dyshuar dërgohen në mbajtje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *