Sot ka ndodhur një vetaksident në autostradën “Arben Xhaferi”, saktësisht në fshatin Babush të Ferizajt.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Sipas informacioneve të para, raportohet se një person ka pësuar lëndime trupore nga aksidenti, të cilit i është nevojitur edhe trajtimi mjekësor.
“Kemi pranuar informacione se në autostradën Prishtinë – Ferizaj, është shkaktuar një aksident (vetaksident) trafiku, ku është përfshirë një automjet. Raportohet se një person ka kërkuar ndihme mjekësore. Pas pranimit të informacioneve shtesë nga tereni do të njoftoheni nga kompetentet”, tha Hoxha për Sinjalin.