Pak më parë është raportuar për një aksident të rëndë që ka ndodhur afër Xërxës së Rahovcit, ku një person humbi jetën.
Sheremet Elezi, zytar për informim në polici, ka deklaruar se sot rreth orës 11:40 është pranuar informacion për një aksident trafiku në rrugën Xërxë-Rahovec kur të përfshirë në aksident kanë qenë dy automjete dhe për pasojë, përveç dëmeve materiale, një person ka ndërruar jetë (vdekjen e tij e konfirmuar personeli mjekësor në QKMF Rahovec), raporton IndeksOnline.
Një person tjetër ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti, pas trajtimit mjekësor, është shoqëruar në polici.
Njësitet relevante të policisë kanë dalë në vend-ngjarje si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes. Rasti është duke vazhduar me hetime.