Policia jep detaje për aksidentin në autostradën “Arbën Xhaferi”, disa persona të lënduar rëndë

Para pak çastesh është raportuar për një aksident të rëndë në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Lidhur me rastin për Indeksonline është deklaruar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili njofton se tre persona kanë marrë lëndime të rënda.

“Rreth orës 19:40 në autostraden Arbën Xhaferi, në segmentin rrugorë Lipjan-Prishtinë, ka ndodhur një akaident trafiku me lendime ku tre persona dyshohet se kanë pesuar lëndime të rënda.

Njesitë e trafikut janë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipet mjekësore. Personat e lënduar janë dërguar në SHSKUK-Prishtinë, për trajtim mjekësor.

Policia e Kosovës vazhdon të apeloj te të gjithë pjesëmarrësit në trafik, që të kenë kujdes të shtuar dhe të respektojnë rregullat e trafikut”, u shpreh ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *