Polici shqiptar që vrau vetën mbrëmë la pas vete 3 fëmijë, ai po jetonte…

Qytetarë të shumtë të cilët e njihnin, kanë treguar detaje nga jeta e policit që u vetëvra dje me aemën e shërbimit në Delvinë.

54-vjeçari Eduart Beqiri ishte me detyrë trupë shërbimi sigurim objekti dhe informacioni në Komisariatin e Policisë Delvinë.

Ai nuk ishte as i divorcuar e as nuk jetonte në shtëpi me qira. Raportime për JOQ, bëjnë me dije se i ndjeri ishte i martuar dhe baba i 3 fëmijëve.

Banesën në Delvinë e kishte të prindërve dhe familjen e kishte në Gjirokastër. Burime për JOQ bëjnë me dije se kur ishte me shërbim rrinte në Delvinë dhe kur mbaronte shërbimin ikte në Gjirokastër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *