Në natën e 2 korrikut, dy policë mbetën të plagosur në Skenderaj. Tre të dyshuarit janë ish-nënkryetari i Skenderaj, Nuredin Lushtaku, djali i tij dhe vëllai.
Njëri nga policët e plagosur është Mergim Geci, i cili ka folur për herë të parë për media, shkruan Neutral.al.
Ai në një prononcim për Insajderin ka treguar se gjendja e tij është e mirë.
“Po jam më mirë. Ende jam I shtrir në spital”
I pyetur nga gazeta se cili është verzioni i tij për situatën e krijuar natën kur ai është plagosur, Geci nuk pranoj të prononcohet.
“Për këto nuk kam koment, kontaktone zyrën për media në Skenderaj”, tha shkurt Geci.
Sipas mjekës kujdestare në Klinikën e Ortopedisë, Vjosa Binqe, gjendja e pacientit të plagosur në këmbë është stabile dhe po merr trajtimin e duhur.
“Polici ka arritur është pranuar në ora 3:28 domethënë në mëngjes, gjendja e tij është stabile, analizat janë në normë, sa i përket lëndimit, ka pësuar lëndim në shputën e majtë, domethënë është një plagë tejshpuese me armë zjarri, është trajtuar, është vendos imobilizimi me gips, është dhënë terapia e cila jepet për këtë gjendje, antibiotikë, mbrojtje antitetanike, analgjetikë, për momentin gjendja e tij është stabile dhe nuk ka ndonjë pengesë”, tha ajo për RTK-në.
Polici tjetër është Enver Smakiqi, i cili poashtu ëshë në gjendje të mirë shëndetësore. /Neutral.al/