Po vjen një valë e re e të nxehtit, bota do të përballet me anticiklonin afrikan

I nxehti afrikan po kthehet sërish, ndërsa temperaturat pritet që të shkojnë deri në 42 gradë Celsius.

Edhe pse për disa ditë, temperaturat shënuan një rënie të lehtë ato pritet të rriten sërish. Shteti i parë që po përballet me këtë valë të nxehti është Spanja, aty ku sipas Agjencisë Shtetërore Meteorologjike në zonat malore temperaturat shkuan deri në 30 gradë ndërsa në ato të ulëta mbi 42 gradë.

I nxehti afrikan pritet që të përfshijë dhe Italinë duke filluar nga kjo fundjavë.  Moti i mirë dhe i freskët pritet që të jetë prezent dhe ditën e enjte, e më pas nga e premtja temperaturat do të rriten duke shënuar një rritje të ndjeshme.

Zonat më të prekura do të jenë ajo e Sardenjës ku vapa do të ndihet më shumë se në qytetet e tjera. Sipas meteorologëve këto ditë të nxehta pritet të zgjasin rreth 10 ditë e më pas anticikloni afrikan do të largohet. The

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *