“Po të pret me unazë tek dera”, Stresi i propozon martesë Keisit

Spektakli i shumëpërfolur, Big Brother VIP Kosova ka nisur me 5 dhjetor. Mbrëmë në prime, Stresi i kërkoi falje ish-bashkëshortës, shkruan Insajderi.

“I kërkoj falje shpirtërisht, nuk jam sjellë mirë me të. Ajo mka trajtu mu si mbret, unë nuk jam trajtu mirë me të, si mbretëreshë”, tha Stresi.

Reperi po ashtu tregoi se e ka tradhtuar atë.

“E kam tradhtu atë. Ajo ma fali. Ajo la gjithçka për mua”, u shpreh Stresi.

Por, sot një video është bërë virale në TikTok. Aty shihen banorët Artani, Stresi dhe Mc Beka.

Përmes kësaj video Artan Thaçi I kërkoi Keisit, ish bashkëshortës së Stresit ta falë atë.

Tutje, aktori tha se reperi shqiptar po e pret tek dera e shëtpisë së famshme me unazë.

“E dashura Keisi, po të pret një djalosh me një dhuratë në dorën time, kjo është unaza. Mendo, Stresi është këtu, ti je atje. Stresin presim me ardh me marrë te dera”, u shpreh Artani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *