Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Florida të SHBA-së.
Një djalë 8-vjeçar ka vrarë me armën e babait një foshnjë njëvjeçare dhe ka plagosur një djalë dy-vjeçar.
Pas ngjarjes policia arrestoi baobabin e 8-vjeçarit, Roderick Randall, për neglizhencë që rezultoi në vrasje, mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe heqje të provave nga vendi i krimit.
Tragjedia ka ndodhur në një motel ku babai me precedentë të rëndë kriminalë kishte shkuar për të takuar partneren e tij.
Ai shkoi me djalin e tij dhe ajo me fëmijët e saj binjakë, dy vjeç dhe vajzën e saj njëvjeçare. Randall doli nga dhoma dhe hodhi armën në një dollap, i biri e mori dhe filloi të luante me të, teksa shënoi një tragjedi.