Raste të dhunës në familje raportohen çdo ditë, ku kryesisht janë gratë ato që pësojnë nga bashkëshortët e tyre.
Një rast i tillë ka ndodhur dje në Skenderaj, më saktësisht në fshatin Aqarevë, raporton Sinjali.
Sinjali mëson se një 50-vjeçar ka sulmuar bashkëshorten e tij për shkak të një konflikti që e nisi ai vetë, për shkak të gjumit dhe qëndrimit të gruas në telefon. Kjo e bëri atë që ta sulmojë gruan, duke e kapur për duarsh e goditur në qafë.
Përballë kësaj situate, viktima vendosi ta denoncojë atë se çfarë i ndodhi në shtëpi, me ç’rast Policia u aktivizua dhe shoqëroi në stacion policor palët. Mosmarrëveshja mes çiftit nisi pasi i dyshuari i kishte kërkuar gruas përgatitjen e ushqimit, duke e akuzuar me fjalët “po flen shumë ti edhe po rrin në telefon”.
Pas dhënies së deklaratave, gruaja është kthyer te prindërit e saj, aty ku ndihet më e sigurt, ndërsa ndaj të dyshuarit, Prokuroria ka nisur hetimet për veprën penale “sulm”.