Po doganonte mallin, ky është shoferi i kamionit që u gjet pa shenja jete në Terminalin Doganor

Raportimi i një rasti të rëndë që ndodhi sot në Terminalin Doganor në magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë ka vënë në lëvizje Policinë, Prokurorin e Shtetit e Emergjencën. Një 58-vjeçar, i cili ishte shoferi i kamionëve u gjet pa shenja jete në këtë terminal, në orët e mesditës. Sinjali raportoi për këtë rast para pak minutash, ndërsa tash ka mësuar detaje të reja dhe identitetin e viktimës.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se viktima është Fuad Ljajic, i cili sipas informacioneve të para derisa po doganonte mallin, është rrëzuar papritur në tokë pa shenja jete.

I ndjeri kishte ardhur nga Novi Pazari, por e gjeti vdekjen derisa po punonte. Ekipi i mjekëve që doli në vendin e ngjarjes e ka konstatuar se 58-vjeçari është i vdekur, teksa trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *