Në rrugën rajonale Skenderaj- Drenas, zona e fshatit Marinë, janë gjobitur 22 kundërvajtës të cilët në kundërshtim me rregullat e trafikut rrugor po bënin gara sportive me vetura
Duke qenë se po e pengonin e rrezikonin edhe pjesëmarrësit tjerë në trafikun rrugor, Policia ka shqiptuar gjoba ndaj tyre, transmeton Reporteri.net.
Ndaj kundërvajtësve janë shqiptuar gjoba prej 150 euro, si dhe nga një pikë negative.
Njoftimi i plotë:
Ndëshkohen 22 kundërvajtës për gara të kundërligjshme në trafikun rrugor
Mitrovicë, 19 shtator 2023
Mbrëmë rreth orës 23:00, të datës 18 shtator 2023, njësitet e policisë në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, kanë identifikuar dhe proceduar me masa ndëshkimore ndaj 22 shoferëve për kundërvajtje në trafikun rrugor.
Kundërvajtësit, janë hasë në aksin rrugor në rrugën rajonale Skenderaj- Drenas, zona e fshatit Marinë, të cilët në kundërshtim me rregullat e trafikut rrugor po bënin gara sportive me vetura duke penguar e rrezikuar edhe pjesëmarrësit tjerë në trafikun rrugor.