Sipas disa raportimeve të fundit të ardhur nga mediat serbe kryesisht, por dhe nga prestigjozja“ESPN”, situata në ekipin e Dragan Stojkovic është tejet e tensionuar.
Gazetari Christian Wiellaert në programin televiziv “WK Talk” të “ESPN” tregoi se ka pasur tension mes katër lojtarëve të përfaqësueses serbe në Kupën e Botës, Katar 2022.
Dy lojtarët Dusan Vlahovic dhe Nemanja Gudelj raportohet se kanë fjetur me bashkëshortet e dy bashkëlojtarëve, përkatësisht Predrag Rajkovic dhe Luka Jovic. Ngjarja u nxor fillimisht në dritë nga biznesmeni Dragan Solak, një nga bosët e rëndësishëm të medias në vend.
Pasi ngjarja është bërë publike ka shpërthyer dhe sherri mes Jovic dhe Gudelj, ku më pas janë përfshirë dhe të tjerët.
Wiellaert ka qenë në kontakt me gazetarët serbë të cilët konfirmojnë se ky thashethem po qarkullon. Kjo do të ishte edhe arsyeja që Vlahovic është në stol për ndeshjet e Kupës së Botës.
Sipas skuadrës serbe, Vllahovic është në stol për mungesë ritmi ndeshjesh, por mediat nuk e besojnë këtë.
Serbia është në vendin e fundit në Grupin G dhe ata do të kenë një ndeshje të vështirë përballë Zvicrës më 2 dhjetor. Ata kanë një pikë, ndërsa zviceranët që mbajnë vendin e dytë në grup kanë tre pikë.
Në rast të një fitoreje të serbëve ndaj zviceranëve dhe gjithashtu fitore ose barazim i Brazilit me Kamerunin, atëherë Serbia do të kalonte në raundin tjetër.