Plas skandali ne kompaninë që bashkëpunon edhe me Kosovën, seksizëm në intervista, i zhveshi kandidatet që aplikuan për punë!

Një skandal i madh ka plasur tek kompania MECCTI (Middle East Cabin Creë Training Int). Kompania e rekrutimit të punëtorëve shpalli një konkurs për pranimin e stjuardesave për kompaninë “Kuwait Airways”. Rreth 60 gra dhe tre burra aplikuan përmes rrjeteve sociale për pozicionin e stjuardes në Meccti. 

Më pas ata u ftuan në hotelin Meliá Barajas në Aeroportin e Madridit më 5 nëntor 2022 për intervistë. Për meshkujt, procesi përfundoi pas vetëm disa minutash. Një kandidate u refuzua menjëherë ngase mosha e saj ishte 37 vjeçare. 

Një kandidate tjetër nuk ishte e përshtatshme sepse kishte njolla në fytyrë. Gratë që u përzgjodhën në listën u ngusht u përballën me skandale të ndryshme. Atyre iu kërkua të futeshin për vazhdim interviste në një dhomë hoteli, shkruan Indeksonline.

Vajza e parë doli duke qarë dhe na tha se ishte detyruar të hiqte pothuajse të gjitha rrobat, përveç të brendshmeve. Në siklet dhe me lot dolën edhe gratë e tjera. Të gjitha kandidatet u zhveshën thuajse tërësisht me arsyetimin kinse për të parë nëse kishin plagë, tatuazhe apo shenja lindjeje. Më pas grave iu tha se do të duhej të paguanin një depozitë prej 1900 euro nëse pranoheshin për këtë punë. Arsyeja për këtë është se paratë mbulojnë një pjesë të shpenzimeve të trajnimit, udhëtimin në Kuvajt dhe akomodimin e parë. 

Kompania MECCTI ka bazën në Stamboll, ndërsa ka bashkëpunim edhe me Kosovën. “Shqipëria, India, Indonezia, Korea, Kosova, Malajzia, Nepali, Rumania, Tajlanda, Sllovakia. dhe Tunizia, Turqia, Republika Çeke, Uzbekistani dhe Vietnami” janë shtetet me të cilat MECCTI ka bashkëpunim./Indeksonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *