Rep-artisti Noizy i ka reaguar Cllevios, i cili me të dalë nga burgu e kërcenoi Noizyn dhe DJ të tij.
Në reagimin e bërë në Instagram, të cilin më vonë e fshiu, Noizy nuk hezitoi ta quajë Cllevion “pedofil”, teksa i publikoi edhe dokumente që pohojnë se ky i fundit kishte akuzë për dhunimin e një 13 vjeçareje.
Më vonë, në Instastory, Noizy poashtu i kërkoi Cllevios ta lërë të qetë.
Ky është reagimi i plotë i tij:
Po te drejtohem me Emrin PEDOFIL,
Se kshu je ti, nje I forte, nje gango I vertet, qe paske perdhunuar nje vajze te vogel 13 vjec,
Mjafton të shkruani Emrin e plote të ktij gangos dhe të dalin gjith gangsterrlliqet qe paska Bo ky gango, nje nder kto paska perdhunuar dhe nje 13 vjecare të shkrete në lushnje, nuk e di se kush jane prinderit e asaj të shkretes por une te kisha vra në vend o gango, a e din për cfar me vjen keq? Jo për ty se ti e ke zgjedh rrugen tate, por per gjith Ata qe te vijn nga mbrapa ty dhe qe del neper live e të mbeshtesin ty a thu se je tu Bo naj heroizem, jam I sigurt qe kto nuk ta din historin tate te nje perdhunusi, a e din ti qe ajo eshte motra dikujt vajza dikujt mbesa e dikujt, uroj qe kto njerzit qe të vijn nga mbrapa ty, dhe kto qe të nxisin ty, ta kthejn pak thiken nga ana vet, po sikur te ishte kjo vajza tyre, motra apo mbesa, Cfar do kishin bo me ty? Ti je per te ardhur keq se nje dite do te kthehen te gjitha, nje dite do japesh pergjigje për të gjitha, ti je kokrra idiotit dhe për kte mban vendin e pare, intrigant I lig, por une nuk bie në nivelin tat Edhe Pse ti ke shume qef, une nuk te Bej shok dhe Pse ti ke shume qef, une nuk dua tme kerkosh falje per asgje, skam nevoj. une nuk kam shoke perdhunusa. Une po te kerkoj nje gje nga ti Pedofil, dhe po ta them publikisht kete here, me li rehat mos me permend as per mire e as per keq, as mua as familjen time e as shoket e mi, mos e merr për presion Merre si keshill. Ti uroj gjithe te mirat në rrugen tende.