Shumicën e rasteve ndodhin përleshje nëpër koncerte.
E së fundmi në rrjet po qarkullon një video nga koncerti Noizyt ku në pamje të parë klubi duket plotë dhe nga pamjet duket se çdo gjë po shkon si duhet.
Por në pak momente, grumbullohen disa njerëz e plas sherri.
Në video shihen teksa bodygardët tentojnë të nxjerrin jashtë grupin e djemve që po zihen, ndërkohë Noizy vazhdon të këndojë sikur të mos ketë ndodhur asgjë.
Por edhe pse ai ka vazhduar performancën nga video duket se askush se ka patur mendjen tek ai pasi të gjithë janë fokusuar tek sherri.