Plagosje me armë zjarri në Veri, dy persona dërgohen në spital – i dyshuari ende në arrati

Dy persona janë plagosur mbrëmë me armë zjarri në veri të Mitrovicës, si pasojë e një përleshjeje.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Ai shtoi se dy persona janë plagosur në këmbë me armë zjarri të cilët janë dërguar në spital për trajtim.

“Dy persona janë plagosur  në këmbë me armë zjarri  dhe janë dërguar për trajtim në spital. Jeta e tyre nuk është në rrezik, ndërsa policia është e interesuar për ta intervistuar një të dyshuar, i cili ndodhet në arrati’, ka thënë Elshani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *