Plagosja e Vali Corleones, policia jep detaje të reja rreth ngjarjes

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në raportin 24 orësh për plagosjen e personit që në opinion njihet si Vali Corleone.

Policia në raport ka thënë se i njëjti është plagosur në orën 04:00 të mëngjesit.

Sipas mjekëve, gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

E dyshuara, A.S është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

“Rr. Azem Azemi, Gjilan 11.08.2022 – 04:00. Raportohet se një mashkull kosovar është plagosur me armë zjarri, atij i është ofruar trajtimi mjekësor dhe sipas raportit mjekësor gjendja shëndetësore  e  viktimës  është jashtë rrezikut për jetë. Personi i dyshuar, femër kosovare, është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *