Sot është raportuar për një tentim vrasje në Prizren, ku si pasojë mbeti i plagosur një person, ndërsa gjithçka nisi shkak i një zënke në familje.
Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar Haxhi Kabashi, komandant në stacionin Policor në Prizren.
Ashtu siç ka raportuar Gazeta Sinjali, Kabashi tha se rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit.
“Në përleshje e sipër në shtëpi, i dyshuari ka pasur posedim një armë dhe ka shkrepur në moment duke goditur kunatën e tij. Personi është arrestuar, arma gjithashtu është konfiskuar nga Policia dhe rasti po hetohet në hetime rajonale”, tha Kabashi.
I pyetur nga Sinjali se si është gjendja shëndetësore e viktimës, pasi u plagos nga shkrepja me armë, komandanti Haxhi Kabashi tha se fatmirësisht viktima është jashtë rrezikut për jetë.