Një person është arrestuar në Gjilan gjatë së mërkurës pasi kishte shtënë me armë zjarri ndaj dy personave.
Siç njofton policia, njëri nga viktimat është dërguar në QKUK pasi që është i lënduar nga arma e zjarrit, ndërsa viktima tjetër pas tretmanit mjekësor është liruar.
Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë, një thikë dhe tre gëzhoja.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë. Njëri nga viktimat është dërguar në QKUK pasi që është i lënduar nga arma e zjarrit, ndërsa viktima tjetër pas tretmanit mjekësor është liruar. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë, një thikë dhe tre gëzhoja. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e plotë të policisë.