Një video në mbështetje të terroristëve serbë që sulmuan Policinë Kosovë të dielën, erdhi nga njësia speciale ruse në Ukrainë.
Në këtë video shihen pesë pjesëtarë rus me maska duke përçuar mesazhe mbështetëse për krejt çka ndodhi në veri. Madje njëri nga këta pjesëtarët që i dërgon mesazhe përkrahëse Serbisë thotë se ishte në Kosovës prej vitit 1999 deri në vitin 2001.
Natyrisht, mesazhi shkon për terroristët serbë që kryen sulm mbi Policinë e Kosovës dhe bllokuan brenda manastirit serb disa pelegrinë.
“E dashura Serbi, ju përcjellim përshëndetjet nga njësiti ynë, jemi me popullin serb. Ne ju kuptojmë sepse e dimë në çfarë situate jeni, keni humbur katër njerëz.”, dëgjohet duke thënë njëri ndër pjesëtarët e njësisë speciale ruse, i cili vazhdon mbështetjen e tij duke treguar se ishte në Kosovë për dy vite.
“Nga vitit 1999 deri në vitin 2001”, thotë ai.
“ I di dhimbjet që i keni sepse i kam parë ato, ju njoh shumë mirë si popull. Dua t’ju them personalisht që njësiti ynë do të vijnë për ndihmë tek ju sërish. Do të bëjmë çmos, ne jemi një komb, jemi vëllezër”, ishte mesazhi i njërit nga pjesëtarët e kësaj njësie ruse.
Video është publikuar nga Geopost
https://x.com/theGeopost/status/1706973359538360608?s=20