Gerard Pique-s me Shakirën prej disa muajsh ishin të ndarë, siç kanë treguar njerëzit e afërt.
Që në momentin që u publikua lajmi u bë viral për jetën private të qendërmbrojtësit të Barcelonës, i cili sipas tabloidëve po shijon një stil jete intensive.
Siç raporton “Socialite”, Pique ka udhëtuar drejt kryeqytetit suedez të Stockholmit për arsye biznesi dhe më pas ka shkuar në një festë të mbushur plot me njerëz të famshëm.
Ngjarja në të cilën mori pjesë ishte samiti ndërkombëtar i quajtur ‘Mendjet e shkëlqyera’, një kongres që bashkon të gjitha llojet e personaliteteve nga të gjitha anët e globit.