Pianisti kosovar martohet me “burrin e ëndrrave” 

Pianisti kosovar Mennan Berveniku ka vënë kurorë në Austri. Berveniku është martuar me Georges Bernhard. Por, prej asaj që ka thënë vetë Berveniku në rrjete sociale, martesa ka bërë që ai të sakrifikojë shumë.

“Kam humbur familjen time si pasojë e vendimit tim”, ka shkruar ai midis të tjerash në postimin ku ka bërë të ditur për martesën midis së njëjtës gjini. “Tash jam i martuar me njeriun që më ka ofruar një shtëpi, një fole, një familje, në kohët më të errëta të jetës sime”, ka shkruar Berveniku.

Ai është pianist i njohur dhe herën e fundit në Kosovë ka interpretuar në Festivalin Ndërkombëtar të Operës “Ramë Lahaj” në korrik. Berveniku kishe luajtur në piano, derisa sopranoja Erika Grimaldi dhe tenori Leonardo Caimi kanë interpretuar arie operistike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *