Drejtori i të ashtuquajturës zyra serbe për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i është kundërpërgjigjur deklaratës së kryeministrit të vendit, Albin Kurti, i cili tha se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e ka refuzuar ofertën e tij për vetëmenaxhim të serbëve.
Nëpërmjet rrjetit social Twitter, Petkoviq e ka ripostuar postimin e Kurtit, duke thënë se urrejtja për Vuçiqin nuk ka shërim e mjekë.
“Urrejtja e Kurtit për Vuçiqin nuk ka shërim e mjek! Kurti nuk mund të justifikojë mosformimin e ZSO-së dhe do të duhet ta bëjë këtë duke respektuar 4 marrëveshjet e nënshkruara nga Brukseli në 2013 dhe 2015. Beogradi është i përkushtuar ndajmarrëveshjes së Ohrit duke respektuar vijat e kuqe dhe asgjë nuk është shkelur atje”, shkroi ai.