Petkoviq thotë se Kurti ia ndaloi t’i vizitojë dy të plagosurit, i drejtohet Lajçakut

Drejtori i ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq ka thënë se ka kërkuar që sonte t’i vizitojë në spitalin e Graçanicës dy të plagosurit në Shtërpcë, por kjo gjë nuk i është lejuar.

Për këtë pamundësi që t’i vizitojë dy të rinjtë, ai e ka fajësuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në fund, ai i ka shtruar një pyetje emisarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

“Sonte, Kurti ma ndaloi që t’i vizitojë serbët e lënduar, Milloshin dhe Stefanin në spitalin e Graçanicës. Përkundër se kërkova që të më lejohet vizita e të plagosurve, hasa në një bllokadë. Askush s’mund ta fshehë të vërtetën për vuajtjen e fëmijëve tanë! A janë ata pasuri evropiane?”, ka shkruar Petkoviq duke etiketuar në Twitter edhe llogarinë e Lajçak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *