Një ngarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku një 42-vjeçar grek është rrahur brutalisht për vdekje nga një grup të rinjsh jashtë një lokali në Rafinë.
Përleshja e ashpër ka ndodhur në orët e para të mëngjesit jashtë një lokali në zonë, pranë sheshit qendror të Rafinës, ku pesë persona janë përplasur me 42-vjeçarin, duke e goditur me grushte, shkelma dhe doreza hekuri, duke e lënë të mbuluar nē gjak.
Viktima është dërguar me lëndime të rënda në kokë në Spitalin e Kryqit të Kuq, ku edhe ka vdekur.
Mësohet se sherri i ashpër ka nisur për shkak se autorët e rinj kanë ngacmuar të dashurën e 42-vjeçarit grek.
Kur në një moment ai u ngrit për të shkuar në tualet, pesë shqiptarët ngacmuan vajzën.
Pas kthimit nga tualeti ai u kërkoi llogari, por ata e sulmuan rëndë deri sa ai vdiq.