Aktivisti i Vetëvendosjes, Arbër Zaimi, po ashtu ka mbrojtur deklaratat e Kurtit për luftën si mundësi të dhëna në një intervistë për La Repubblican italiane.
Zaimi ka pretenduar se këto deklarata “është një mënyrë për t’u përgatitur, për të refuzuar kërcënimet, por edhe për ta rritur presionin mbi Serbinë që ajo të heqë dorë nga pjesëmarrja në planin rus për destabilizim në Evropë.”
Për fat të keq, Kosova ka pasur investime të jashtme direkte në shifra të shpërfillshme gjatë vitit 2021, ndërkohë që Serbisë i mbërrinin në katër miliardë.
Komuniteti i biznesit në vend ka shprehur po ashtu shqetësime në lidhje me deklaratat e Kurtit.
Ndërkohë, Hysamedin Feraj është shprehur se Lumir Abdixhiku është “udhëheqës i korit” që e sheh Serbinë si paqedashëse dhe Kosovën e Albinin si luftënxitëse, megjithëse askush nuk ka ngritur një pretendim të tillë.
Pretendimet e Ferajt i gjeni më poshtë në blog.
Statusi i z. Zaimi
Albin Kurti i tregon aleatëve dhe opinionit publik ndërkombëtar se Serbia ka ndërtuar 48 baza ushtarake rreth Kosovës, se Serbia po investon në armatim intensiv rus, kinez etj. dhe se Serbia po provokon dhunë përmes strukturave të saj kriminale në Kosovë.
Kjo shpërfaqje objektive e realitetit është në fakt një mënyrë për t’u përgatitur, për të refuzuar kërcënimet, por edhe për ta rritur presionin mbi Serbinë që ajo të heqë dorë nga pjesëmarrja në planin rus për destabilizim në Evropë.