“Persona të maskuar gjuajtën me armë në kafiteri”, detaje nga vrasja në Skenderaj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesnatën e së mërkurës në Rubik të Skenderajt.

Si pasojë një person ka mbetur i vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur.

Lidhur me rastin detaje ka dhënë policia.

Zëdhënësi për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti, tha për Klankosova.tv se dyshohet se dy persona të maskuar kanë hyrë brenda në kafiteri dhe kanë shtënë me armë zjarri.

Ai tha se ata janë larguar në drejtim të panjohur.

“Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja”, tha Zahiti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *