Rrahjet mes të rinjve në vendin tonë kanë marrë përmasa shqetësuese. Vazhdimisht raportohet për përleshje të dhunshme të cilat shpesh herë kanë përfunduar tragjikisht. Një rast i tillë ka ndodhur të dielën pas mesnate.
Sinjali mëson se të dielën pas mesnate dy persona kanë përfunduar në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, si pasojë e lëndimeve të rënda që kishin marrë pas një sulmi fizik ndaj tyre.
Dy të rinjtë e moshave 24 dhe 20-vjeç, dyshohet se janë sulmuar fizikisht nga persona të panjohur, të cilët i goditën ata me shishe qelqi, duke u shkaktuar kështu lëndime të rënda trupore.
Për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, mirëpo ende nuk janë identifikuar personat e dyshuar.
Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Lëndim i rëndë trupor’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.