Dy autoblinda të Policisë së Kosovës janë përplasur sot në afërsi të liqenit të Ujmanit, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas mediave serbe në veri, nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme të mëdha materiale.
Këto janë dy automjete të blinduara dhe ekipet janë në terren ku janë duke vazhduar hetimet, pas së cilave do të dimë më shumë detaje”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Branislav Radoviq për Kosovo Online.