Blero është kthyer në Instagram me një postim sipas tij të fundit në lidhje me raportin e tij me Afrona Diken.
Përmes një letre sqaruese të postuar në Instastory, ai e ka konfirmuar edhe një herë ndarjen nga tashmë ish bashkëshortja.
Blero, ndër të tjerë i ka lutur edhe gazetarët që më të mos merren me këtë çështje, pasi sipas tij, edhe ashtu situata është e rënduar.
Këngëtari ka kërkuar mirëkuptimin e medias, duke thënë se ky do të jetë sqarimi i fundit rreth marrëdhënies së tij me Afrona Diken.