Jo shpesh ndodhin raste të keqkuptimeve qëshkon situata deri në përleshje fizike.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Pejë, por këtë herë jo mes myshterinjëve.
Viktimë kësaj radhe është punëtori i një lokali.
Sinjalizues të Sinjalit kanë bërë të ditur se dy gra përfunduan në Polici, pasi dyshohet se rrahën punëtorin 46-vjeçar në një lokal (emër i njohur për redaksinë), në rrugën ‘Adem Jashari’ në Pejë.
Ngjarja ndodhi në orët e mbrëmjes, kur motivet ende nuk janë të qarta, të dyshuarat sulmuan fizikisht punëtorin derisa ishte në vendin e punës, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Policia është njoftuar për rastin nga disa persona dhe menjëherë ka intervenuar duke arrestuar të dyshuarat.
Ndaj tyre, Prokurori ka marrë vendim që të ndalohen për 48 orë dhe të mblidhen prova, duke përfshirë pamjet nga kamerat e sigurisë, në mënyrë që të zbardhen rrethanat e ngjarjes.