Një përleshje e rëndë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate te nënkalimi që ndodhet në Fushë Kosovë, ku si pasojë e përleshjes një 18-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi u ther me thikë.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës bëjnë të ditur se i riu është dërguar në këtë qendër në gjendje të rëndë, pasi që i njëjti ishte therur pesë herë me thikë dhe kishte pësuar lëndime në shpinë dhe këmbë.
Pas dhënies së ndihmës së parë, 18-vjeçari është dërguar në Klinikën Kirurgjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm.
Njësit policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore dhe janë zbuluar personat e dyshuar. Të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku sipas deklaratave të tyre bëhet e ditur se në rrahet se janë përfshirë rreth 15 persona.