Të shtunën në mesditë, në një furrë në lagjen Dardania në Prishtinë, plasi një përleshje mes disa personave – që përfundoi me një person të lënduar. Motivi i konfliktit nuk dihet, por që Policia tashmë ka nisur hetimet, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se rasti ka ndodhur te furra e bukës “Elisa”, ku dyshohet se janë përfshirë tre persona.
Sipas informacioneve të para, njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime gjatë rrahjes dhe për pasojë është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim.
T.Huma po dyshohet se është kapur me të dyshuarit A.Mazrekaj dhe B.Hadergjonaj, për motive akoma të panjohura.
Posa Policia është njoftuar lidhur me rastin, njësitët përkatëse kanë intervenuar në vendin e ngjarjes.
Të njëjtat burime kanë bërë me dije se Policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri dhe disa fishekë.
Palët e përfshira në incident janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre për rastin.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar hetim dhe brenda afatit ligjor të ndërmerren veprimet e nevojshme.