Përleshja brutale në Malishevë: Këta janë të rinjtë që u takuan për t’i qëruar hesapet, rrahen keq

Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, e që shpeshherë dalin të jenë banale bëhen mollë sherri e kërcënimeve e përleshjeve mes të rinjve në vendin tonë. Për pasojë, konfliktet jo rrallëherë eskalojnë edhe në rrahje brutale, për çka nevojitet ndërhyja e Policisë, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur të martën në Mleqan të Malishevës, ku katër persona janë përfshirë në një konflikt verbal që kaloi më pas në dhunë. Njëri prej tyre ka pësuar lëndime të rënda, ndërkaq tashmë është lëshuar urdhër për ndalimin e tyre.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se të dyshuarit që u arrestuan dhe u ndaluan janë: Astrit Shala dhe E.Shala (i mitur), si dhe Vullnet Kryeziu e Albin Kryeziu.

Dy anëtarët e familjes Shala në njërën anë dhe dy të dyshuarit nga familja Kryeziu në anën tjetër janë kapur pas një mosmarrëveshje që kanë pasur mes vete.

Të dyshuarit fillimisht kishin lënë takim për t’i qëruar hesapet, por përveç që nuk arritën të mirreshin vesh, ata u përleshën mes vete.

Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve në drejtim të veprës penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Gjakovë.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht mes vete me ç’rast njëri nga të dyshuarit  ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK Prishtinë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *