Ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit Albin Kurti me ambasadorët e vendeve të QUINT-it.
Diplomatët nuk janë prononcuar për të dhënë detaje rreth takimit me shefin e Qeverisë së Kosovës, njofton Klan Kosova.
Ky takim erdhi një ditë pas vizitës së emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun me Serbinë, Miroslav Lajçak.
Pas takimit me Kurtin të enjten, Lajçak në një prononcim para gazetarëve ka bërë të ditur se në takim është diskutuar rreth asaj se si BE-ja e sheh procesin e draft-statutit për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
“Është shumë me rëndësi që ne ta kemi një kuptim të qartë për hapët e mëtutjeshëm. Ne kemi pasur një diskutim shumë të rëndësishëm dhe do ta kemi të njëjtin diskutim në Beograd. Ne e kemi marrëveshjen, e kemi aneksin dhe tani është shumë me rëndësi që ta kemi të qartë hapin 1, 2 dhe 3”.